BLOOM
Shoqatë social-kulturore
Shoqata “BLOOM” zhvillon aktivitetin e saj si shoqatë social-kulturore, e pavarur dhe joqeveritare.
Grupi themelues me përberje ekonomiste, artiste dhe bashkëpunëtorë të profesioneve të tjera, duke parë nevojën e komunitetit për aktivitete sociale dhe kulturore , vendosën krijimin e shoqatës me emrin dhe moton Bloom (Çelje).
Shoqata e ligjëruar sipas legjislacionit Shqiptar nga gjykata e rrethit Tiranë me vendimin e Ligjit Nr. 8788 datë 07. 05. 2001; “Për Organizatat Jo –Fitimprurëse” dhe Ligji Nr. 8789 datë 07. 05. 2001 “Për Regjistrimin e Organizatave Jo –Fitimprurëse”, ka si qellim kryesor : çlirimin dhe promovimin e talentit potencial të të rinjve në fusha të ndryshme të jetës me të cilat kanë nevojë për mbështetje, me një vëmendje të veçantë ndaj grupmoshave nën 30 vjec, duke zhvilluar aktivitete në favor të tyre, bazuar në Konventat Ndërkombëtare dhe Legjislacionin Shqiptar.
Në qënder të vëmendjes sonë nuk janë vetem aktivitetet kulturore,por të rinjtë me gjithë ekzistencen dhe potencialin e tyre. Qoftë ky potencial për zhvillimin e vetë individit, për zhvillimin e një komuniteti rajonal, por edhe më gjerë. Gjithashtu vëmendje të vecantë i kushtohet aftësive sipërmarrëse të të rinjve, atyre të lidershipit të tyre etj.
Modeli ynë i organizimit sjell pasqyrimin e vlerave dhe qëllimeve të përgjithshme për njeriun qe kerkon të çliroje potencialin e tij ; duke i krijuar atij hapësire për vizione të reja dhe duke e ndihmuar në gjetjen e rrugëve për të ardhmen.
Excited to Begin?
Shoqata ka si objektiv të veprimtarisë së saj:
Sensibilizimin e opinionit publik për çlirimin dhe promovimin e talentit potencial të të rinjve në fusha të ndryshme të jetës , të cilat kanë nevojë për mbështetje ; me një vëmendje të vecantë ndaj grupmoshave nën 30 vjec.
Ofrimin e mbështetjes për përmirësimin e mëtejshëm të të rinjve lidhur me talentet e tyre ne fusha të ndryshme,duke u bazuar edhe në partneritetin e bashkëpunimit me komunitetin.
Organizimin e grupeve të punës, seminareve, si dhe formave të tjera për nxitjen dhe zhvillimin e te rinjve në funksion të rritjes dhe integrimit të tyre sa më mirë në shoqeri,si edhe rritjen dhe integrimin e tyre në nivelet Europiane.
Krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me institucionet e shoqatat e tjera brenda dhe jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin e një alternative të re për shoqërinë.
Proudly powered by gammaPlan