“Baby Sitter” Rene de Obaldia
Regjia: Vasjan Lame
Në role: Luiza Xhuvani, Andia Xhunga, Genci Fuga
Në kitarë: Gjergj Kaçinari, Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumograf: Sofi Kara, Përkthyes: Nonda Varfi
“Baby Sitter” e autorit francez Rene de Obaldia është një komedi që merr përsipër të trajtojë një nga temat më universale të marrëdhënieve në familje: Dramën e një çifti pas 13 vitesh martesë.
Nëpërmjet një humori elegant, që shpërfaq karakteret e të dy personazheve Franklinit dhe Elvirës, së shoqes, kuptojmë që marrëdhënia e tyre ka pësuar plasaritje evidente dhe marrëdhënia e tyre mbijeton vetëm për hir të fëmijëve. Kjo e vërtetë mes çiftit shpërfaqet edhe më shumë pas një keqkuptimi: Ata presin një baby sitter dhe në shtëpinë e tyre vjen një murgeshë për të predikuar për zotin.
Loja që nis mes asaj dhe çiftit, të cilët pranojnë të shtyjnë kohën me të derisa të vijë baby sitter, ndez ngjyrat e një komedie të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht shpërfaq problematika dhe filozofi për jetën, çiftin, njeriun.
Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Arturbina
Adresa
Rr:“VasoPasha”pall.17/1, Ap.18,Tiranë
Pages
Proudly powered by gammaPlan